INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti Ballkanit bëhen publik vendimet. Flet Hahn dhe përmendet dhe kufiri Kosovë-Serbi

Samiti Ballkanit bëhen publik vendimet. Flet Hahn dhe përmendet dhe kufiri Kosovë-Serbi

Publikuar më: 11:47 27-08-2018

Pas një takimi me dyer të mbylluar kanë dalë në një konferencë të përbashkët kryeministrat e Ballkanit dhe Komisioneri për zgjerm të BE-së Hahn. Rama që ishte mikpritësi foli i pari dhe tha se bënë një një bilanc të ecurisë të procesit të krijimit të zonës ekonomike dhe se diskutuan më gjerësisht për marrëdhëniet për ecurinë e përbashkët në BE. 

Ndërsa Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn tha disa detaje më të mëdhs. “Sot kemi diskutuar për zhvillimin ekonomik, atë që është realizuar deri tani. Në vitin e fundit janë hapur 80 mijë vende të reja pune në të gjithë rajonin dhe tregtia është rritur. Kjo demonstron edhe potencialin ende të pranishëm në rajon që pret të shfrytëzohet që të përmirësohen kushtet ekonomike mes vendeve të rajonit, të heqim barrierat informale dhe formale. Të vijoj njohja e diplomave akademike dhe certifikatave. Mund të ketë mundësi që dy vendet që nuk janë pjesë e ‘Roaming’ të merren parasysh që të bëhen pjesë. Ne na është dashur mbi 10 vite për të gjetur një zgjidhje në BE, por ne kemi eksperiencë dhe e dimë çfarë rruge duhet ndjekur. Duhet ta promovojmë rajonin si markë në nivelin global, personalisht do u bëj thirrje ti kushtoni rendësi sektorit të energjisë. Rajoni ka më shumë mundësi për të qenë më shumë i vetëmbështetur për prodhimin e energjisë me kusht që të ketë bashkëpunim më të mirë.
Edhe Kryeministri i Malit të Zi, Marković u shpreh se koha është e mbushur me sfida, por Ballkani është i vendosur për të ecur përpara.
“Në duhet të përmbushim angazhimet në kuadër të procesit të Berlinit, sot bëmë një vlerësim të rezultateve të arritura dhe objektivave që përballemi. Vendosëm dhe ramë dakord që plani i veprimit duhet të jetë axhenda që na mban në lëvizje të gjithëve për të krijuar më shumë vende të reja pune. Sot në emër të Malit të Zi do të falënderoja Ramën për mbështetjen për hapjen e Institutit të Teknologjisë,” tha ai.
Po Haradinaj mes të tjerash përmendi liberalizimin e vizave dhe foli dhe për çështje e kufiri, ku u shpreh se nuk është dakord.
“Jemi në proces të mbylljes së ‘Roaming’, kemi vështirësi për lirinë e lëvizjes, liberalizimin e vizave. Kur kalojë në Serbi kemi shumë vështirësi, po ashtu edhe në Bosnje, për të komunikuar me Kroacinë na duhen viza. Më lehtë e kemi marrëdhënien me Shqipërinë, në gjysmën e dytë të nëntorit do të kemi takimin e dytë të qeverive në bëjë për heqjen e barrierave doganore. Desha të shtoj diçka për kufijt, Kosova i ka kufijtë e saj dhe i respektojmë dhe nuk mendoj se duhet ndonjë kreativitet i ri për dizenjimin e tyre, por duhet ti respektojmë,” sqaroi Haradinaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439