Vetëm një ditë përpara se të nisë Samiti i Berlinit, kancelaria gjermane ka publikuar axhendën e takimit. Fillimisht Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të presë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa më pas do të zhvillojë një bisedë me kryeministrin e vendit Edi Rama.
Pas bisedës që do të zhvillojë me shefin e qeverisë shqiptare, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të vijojë më pas diskutimet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, bisedë kjo, e cila do të pasohet edhe me një konferencë të përbashkët shtypi.