INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti i Kartës së Adriatikut, Rama: Çfarë më tha zv/presidenti i SHBA-ve [VIDEO]

Samiti i Kartës së Adriatikut, Rama: Çfarë më tha zv/presidenti i SHBA-ve [VIDEO]

Publikuar më: 19:13 02-08-2017

Kryeministri Edi Rama ka treguar çfarë u diskutua në takimin e zhvilluar mes liderave të Ballkanit Perëndimor në samitin e Kartës së Adriatikut, nën patronazh të zv.Presidentin e SHBA, Mike Pence, ditën e sotme në Mal të Zi.

Rama teksa ka publikuar një video nga takimi në facebook, shkruan se “takimi me zv.Presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë”.

"Në Mal të Zi me zv.Presidentin e SHBA, Mike Pence, dhe liderët e rajonit tonë për Samitin e Kartës së Adriatikut. Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort, interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë.

Takimet bilaterale me zv.Presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit, patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë.

Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij", shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768