INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti i Parisit: Ballkani 0 taksa për shkëmbimet tregtare

Samiti i Parisit: Ballkani 0 taksa për shkëmbimet tregtare

Publikuar më: 13:36 05-07-2016

Hiqet taksa për shkëmbimet tregtare për 6 vende të rajonit të Ballkanit. Propozimi i qeverisë shqiptare ka marrë mbështjen e krerëve të 5  qeverive të vendeve të rajonit në përfundim të Samitit të Parisit. Nga marrëveshja e firmosur në Paris, Shqipëria është përfituese direkte e 35 milionë eurove për rehabilitimin e hekururdhës Tiranë - Durrës, si edhe i 1 mln eurove për ngritjen e Zyra Rajonale të Bashkëpunimit Rinor në kryequtetitn shqiptar.
Nga shtatori shkëmbimet tregtare mes 6 vendeve te Ballkanit, Shqipërisë, Bosnjë Hercegocninës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kroacisë do të  jenë të lira dhe të përjashtuara nga taksat.
Edi Rama:
"Më vjen mirë që u vlerësua lart propozimi i Shqipërisë dhe puna e bërë sëbashku me qeveritë e tjera me mbështetjen e rrjetit të zyrave të Bankës Botërore për një plan veprimi për heqjen e barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve tona. Është një plan që ne e kemi propozuar nisur nga eksperienca shumë pozitive mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një plan i përqafuar menjëherë nga qeveria e Serbisë dhe qeveritë e tjera e ne po përgatitemi ta lançojmë sëbashku në muajin shtator të bindur që do të sjellë një impakt pozitiv në rritjen e përbashkët të volumeve tregtare në rajon dhe padyshim dhe në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit".
Kreu i qeverisë nënvizoi gjithashtu se nga kancelarja gjermane dhe presidentit francez është garantuar se  zgjerimi i unionit do të vazhdojë.
Edi Rama:
“Jemi të kënaqur që mesazhi ynë për të mos reshtur në procesin e integrimit dhe për të shkuar më tutje padyshim që pati jehonë pozitive, jo në këtë rast thjesht për ndonjë meritë, por thjesht sepse qoftë Kancelarja, qoftë Presidenti Hollande u treguan shumë të vendosur që ta çojmë përpara procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian”.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107