E gjithë vëmendja e mediave botërore është në Vietnam ku pritet të zhvillohet samiti mes dikatorit Kim Jong un dhe presidentit amerikan Trump.
Udhëheqësi Koresë së Veriut udhëtoi me tren ndërsa në qytet makinën e tij e ndiqnin me vrap truprojat.
Takimi në Vietnam pritet të zhvillohet mbi bazën e asaj që është arritur në samitin historik të Singaporit, qershorin e vitit të kaluar.
Gjatë samitit të Hanoit, Donald Tramp dhe lideri koreanoverior Kim Jong-un mund të bien dakord për një deklaratë të përbashkët politike që do të shpallte përfundimin e luftës koreane të 1950-1953 ,por pse jo duke i dhënë fund edhe deklaratave për luftë bërthamore.