Ka nisur ditën e sotme rreth orës 10:00 në vilat qeveritare në Durrës, mbledhja e samitit të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim mbi temën 'Intergrimi i Ekonomisë Rajonale' është i pranishëm dhe Komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Hahn e ka cilësuar se takimi i sotëm mund të nxisë rritje ekonomike në Ballkan.
“Takimi i liderëve të sotëm në Durrës shton dinamikën pozitive që kemi dëshmuar gjatë muajve të fundit në lidhje me prespektivën e Ballkanit.
Rajoni do të nxisë rritjen ekonomike, vendet e punës dhe prosperitetin përgjatë rrugës për anëtarësimin në BE”- ka shkruar Hahn.