INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti në Poloni, Hahn flet për hapjen e negociatave, shefja e ONM-së: Duam njerëz në burg

Samiti në Poloni, Hahn flet për hapjen e negociatave, shefja e ONM-së: Duam njerëz në burg

Publikuar më: 14:09 04-07-2019

Komisionieri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar në Poznan të Polonisë se i qëndron rekomandimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin tetor.

Hahn ka çelur Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor duke vendosur theksin te progresi që kanë arritur dy shtetet ballkanike.

“Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe mbështetem te Këshilli, që në tetor të ndjekë vlerësimin tonë pozitiv. Të dyja vendet kanë realizuar reformat, në veçanti në fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit në qershor të 2018"

Ndër të tjera e pranishme në një simpozium të samitit ka qënë edhe shefja e ONM-së në Tiranë Calavera e cila po asiston ecurin e reformës në drejtësi në vend.

Duke u ndalur pak te Shqipëria ajo u shpreh se në kushtet kur sistemi në vend po përjeton zhvillime dramatike dhe shpreson që politikanët të kuptojnë vlerën e reformës në drejtësi. Ndër të tjera shefja e ONM-së nënvizoi se duan të shohin ligje që zbatohen, duan të shohin njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen për të treguar se sistemi është i konsoliduar

Të pranishëm në Poloni në samitin dy ditor janë edhe kancelarja Merkel nismëtarja e procesit të Berlinit si dhe liderët e 6 vendeve të Ballkanit perëndimor përfshirë edhe kryeministrin Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146