INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti në Poloni, Shqipëria i vetmi shtet që nuk përfitoi para

Samiti në Poloni, Shqipëria i vetmi shtet që nuk përfitoi para

Publikuar më: 15:47 06-07-2019

Samiti i mbajtur në Poznan të Polonisë ka akorduar edhe financa për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi miratoi rreth 180 milionë euro grante për vendet e rajonit. Shqipëria është i vetmi shtet që nuk ka përfituar.

Sipas dokumenteve zyrtare të publikuar nga Komisioni Europian, për vitin 2019, Brukseli ka përzgjedhur të financojë 8 projekte investimesh në rajon. Përfituesit më të mëdhenj nga fondet falas të Bashkimit Europian janë Bosnja dhe Maqedonia e Veriut.

Për Bosnjën Bashkimi Europian miratoi 94.7 milionë euro grante, për tre projekte të mëdha investimesh në vitin 2019. Ato janë korridori i 5-të, autostrada Poprikuse Memila dhe ajo Rudanka Putnikovo.

Maqedonia e Veriut do të përfitojë 42 milionë euro para falas nga BE për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, hekurudhës me Serbinë dhe nyjën e gazsjellësit me Greqinë.

Kosova dhe Serbia përfituan respektivisht nga 26.8 milionë euro dhe 12.8 milionë euro. Në Kosovë, Brukseli do të financojë rrjetin kombëtar të hekurudhës, ndërsa në Serbi paratë do të shkojnë për linjën 400 kë Obrenovac-Bajina Basta.

Në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, Shqipëria ishte e vetmja, që nuk përfitoi asnjë fond nga paratë falas të BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0035088062286377