Champions League është larg, por tashmë zikaltërit rrezikojnë të mbeten edhe jashtë Europa League.
Dy ndalesa në dy ndeshjet e fundit të kampionatit .Barizimi 2-2 me Torinos dhe humbja e djeshme 2-1 kundër Sampdorias mund t’i ketë kushtuar kualifikimin në Europa League ekipit të Pioli-t, që mbetet në vendin e gjashtë, 3 pikë larg Atalanta-s dhe 5 larg Lazio-s, respektivisht në vendin e pestë dhe të katërt.
Danilo D’Ambrosio shënoi golin e parë për të kaluar Interin në epërsi, por dy gola të Sampdorias në pjesën e dytë shokuan vendasit.
Kur kanë mbetur edhe 8 javë deri në përfundim të kampionatit, Interit do t’i duhet të marrë maksimumin dhe të shpresojë në hapat false të Atalantës dhe Lazios, për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Europë.