Samsung ka planifikuar një Galaxy S8 me ekran pa skaje dhe pa kornizë rrethuese. Telefoni i cili do të debutojë në Mars ose Prill të 2017-tës mësohet se nuk do të ketë as butonin karakteristik fizik. Në vend të tij do të jetë një buton virtual “Home” i integruar brenda xhamit të ekrani raportoi Bloomberg. Si rezultat Samsung do të kishte mundësi të ndërtonte një telefon me ekran më të madh pa zgjeruar përmasat e telefonit.
Nuk dihet nëse butoni do të jetë si zakonisht apo me prekje 3D i ngjashëm me butonin “Home” të iPhone 7-tës. Galaxy S8-ta do të jetë shansi i fundi i Samsung për tu rikuperuar nga katastrofa e Note 7-tës. Bloomberg citon se muaji Mars është afati i përzgjedhur nga kompania për lançimin e S8-tës.
Nëse Samsung ka arritur të ndërtojë një telefon me ekran të tillë, por sensorët e proksimitetit, kamera frontale dhe mikrofoni ku do të vendosen? Një precedent i tillë jeton me telefonin Xiaomi Mi Mix prej të cilit Samsung mund të mësojë shumë.