Samsung po planifikon të nisë një smartphone I cili mund të paloset për një të ardhme të afërt. CNBC raporton se CEO i Samsung DJ Koh tha se pajisja mund të zbulohet në konferencën zhvilluese të Samsung në nëntor, por nuk është e qartë nëse konsumatorët në të vërtetë do të jenë në gjendje të blejnë telefonin e palosshëm këtë vit. Koh pranoi se pajisja misterioze ishte "e komplikuar" për t'u zhvilluar dhe thashethemet kanë sugjeruar që Samsung do të lëshojë një telefon me një ekran të kthyeshëm nën vijën Galaxy Note të kompanisë.
Samsung ka eksperimentuar me ekranet OLED të palosshëm për vite me rradhë, dhe kompania së pari zbuloi një prototip në vitin 2012. Që atëherë, Samsung ka testuar smartphonët me ekran të dyfishtë, me qëllim që të sjellë disa lloj pajisje në treg. Koh nuk jep shume informacione që të kuptohet se çfarë mund të presim nga telefoni i palosshëm i Samsung, por ai e pranon qepajisja dhe karakteristikat e saja duhet të bëjnë konsumatorët të reagojnë me "wow, kjo është arsyeja që Samsung e bëri".