Pas njoftimit që Galaxy Note 6 dhe Note 6 Edge do të prezantohen nga mesi i korrikut, tani flitet për një pajisje të re teknologjikë që do lançohet nga Samsung, e cila do të jetë Samsung Galaxy Note 6Lite.
Ndryshimi kryesor në mes të Galaxy Note 6 dhe atij Note 6 Lite do të jetë ekrani, versioni Lite thuhet se do ta ketë ekranin Full HD me rezolucion 1920 x 1080 pixel ndërsa ai Note 6, Quad HD ose 4K.
Gjithashtu do të ketë edhe ndryshime të tjera, si procesori dhe RAM, Note 6 pritet të ketë 6 GB RAM ndërsa ai Note 6 Lite 4GB. Samsung thuhet se do të përdorë procesorin Qualcomm Snapdragon 823 në Note 6 ndërsa në Note 6 Lite atë Snapdragon 820.