Samsung ka njoftuar se ka nisur prodhimin në masë të këtyre hard disqeve SSD që herë të parë do të jenë sa kartat e memories.
Hard disqet e reja SSD do të jenë 2 centimetra të gjatë, 1.6 centimetra të gjerë dhe vetëm 1.5 milimetra të trashë. Prodhimi do të fillojë me 128 GB, 256 GB dhe 512 GB, me një shpejtësi të mahnitshme leximi të dhënash prej 1500 MB/s, dhe shkrimi 900 MB/s.
Këto hard disqe do të përdoren për kompjuterë të njëtrupshëm (ekran plus PC në një trup) dhe tableta të cilësisë lartë.
Kjo do të thotë që pajisje me përmasa shumë të vogla, do të bëjnë punë me shpejtësi njësoj si kompjuterët e mëdhenj desktop.