INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samsung organizon konkursin për dizajnin e aksesorëve të televizorëve QLED

Samsung organizon konkursin për dizajnin e aksesorëve të televizorëve QLED

Publikuar më: 12:56 22-06-2017

Fituesi i çmimit prej 8,000 € do të shpallet në IFA 2017.


Samsung Electronics njoftoi për herë të parë konkursin e parë global të dizajnit të aksesorëve televizivë në bashkëpunim me Dezeen, një revistë për dizajnin dhe arkitekturën, që do të zhvillohet nga data 16 Qershor deri më 1 Gusht. Për të marrë pjesë në konkurs me një çmim total prej 30,000 euro, dizenjuesit duhet të paraqiten me dizajnin e një mbajtëse për QLED TV dhe me një plan biznesi strategjik.

5 finalistët më të mirë të "Dezeen X Samsung QLED TV: Konkursi për Dizajnin e mbajtësve të TV" do të ftohen të bëhen pjesë e Internationale Funkausstellung (IFA) 2017, shfaqja më e madhe në Europë për pajisjet elektronike dhe shtëpiake, që mbahet në datat 1 - 4 Shtator në Berlin, Gjermani.

 

QLED_TV_2.jpg
Këto dizenjime do të prodhohen në mjete reale, të cilat do të ekspozohen si pjesë e një instalimi të veçantë në IFA 2017 në stendën e Samsung. Fituesi i çmimit të madh të konkursit do të shpallet në IFA dhe do të fitojë një çmim prej 8,000 €.

"Ne duam t'u japim të gjithëve, përfshirë edhe konsumatorëve tanë, mundësinë për të treguar kreativitetin e tyre dhe për të na ndihmuar në dizejnimin e aksesorit të ardhshëm të televiziorit", tha HS.Kim, President i "Visual Display Business" pranë Samsung Electronics. "Vizioni përfundimtar i Samsung është krijimi i një platforme të hapur për të gjithë dizenjuesit në mbarë botën, ku ata mund të shfaqin talentin e tyre përmes dizajneve unike të mbajtësve të TV, që përshtaten në mjedise të ndryshme të shtëpisë."

QLED_TV_1.jpg

TV QLED e Samsung është një televizior që u jep konsumatorëve lirinë për të vendosur televiziorin kudo në shtëpinë e tyre. Elementet revolucionare të dizajnit të TV QLED adresojnë pikat kyçe që konsumatorët kërkojnë, në mënyrë që të krijojnë teknologji që i përshtatet çdo shtëpie pavarësisht mënyrës së dizejnimit.

Muajin e kaluar, Samsung njoftoi lançimin e aksesorëve të TV QLED duke përfshirë mbajtësen Gravity dhe Studio, si dhe kabllon e saj inovative "Invisible Connection", një kabllo optike transparente e dizejnuar për të eleminuar vendosjen e çrregullt të televizorëve. Këto mbajtëse të ndryshme lejojnë përshtatjen individuale, ndërsa kabllot optike i lejojnë përdoruesit të shmangin rrëmujën dhe të rimarrin hapësirën e tyre të shtëpisë.

Linja TV QLED e Samsung ishte e para në botë që standartizoi strukturat e veta të televizorit, duke i bërë ato të pajtueshme si për modelet 55 inç dhe 65 inç QLED TV, po ashtu edhe për The Frame. Duke filluar me këto produkte, Samsung synon të zgjerojë tregun e aksesorëve televizivë.

_QLED_TV_4.jpg
Me mbi 13 milionë shikime unike mujore dhe 2.8 milionë abonentë aktivë, Dezeen është një nga botuesit më të mëdhenj online për dizajnin. Audienca kryesore e saj është arkitektura dhe profesionistë të dizajnit, si dhe teknologji të mirënjohura dhe konsumatorë të dizajnit.

Pjesëmarrësit në konkurs janë të duhet të paraqesin një prezantim inovativ, vizatim 3D të planit të tyre të dizajnit dhe planin taktik të biznesit për mbajtësen e tyre të televizorit. Procesi i aplikimit dhe dorëzimit do të bëhet përmes faqes së internetit të Dezeen.


Article Logic
Execution time: 0.0025179386138916