Samsung Electronics Co., Ltd. zhvilloi sot një konferencë për shtyp në IFA për të prezantuar ambiciet dhe vullnetin e tij për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve pioniere që do të konfigurojnë epokën e re të një jete plot ndërlidhje. Samsung prezantoi sot për publikun se si depërtimi i teknologjive novatore të mundësuara nga AI dhe IoT mund ta bëjnë më të lehtë dhe interesante jetën e personave, të eliminojnë çështjet komplekse duke përmirësuar ditën e tyre dhe të garantojnë një nivel sigurie që ata të flenë të qetë.
Samsung qëndron e gatshme të shpalosë të gjithë potencialin e AI dhe 5G për klientët e tij, ku vetëm gjatë muajve të fundit ka publikuar investime në shifra multi-miliardë dollarë, për të garantuar integrimin e vazhdueshëm të përparimeve të shënuara në sektorin e pajisjeve hardware, programimit dhe shërbimeve.
Dimensioni i së ardhmes për cilësinë e figurës me rezolucion 8K
Samsung nuk ka reshtur kurrë së qeni revolucionar në industrinë e ekraneve vizuale edhe në IFA 2018 ku prezantoi televizorin Q900R QLED 8K, i cili vjen në një nivel më lartë me 8K AI. I disponueshëm në katër madhësi ultra-dimensionale të ekranit (65”, 75”, 82” dhe 85”), televizori Samsung QLED 8K TV do të prezantojë disa elementë të përmirësuar me kapacitete të gatshme 8K, duke përfshirë rezolucionin 8K me imazhe reale, Q HDR 8K dhe procesorin Quantum 8K, gjithçka e krijuar enkas që ju të shijoni imazhe me cilësi të figurës me rezolucion 8K.
Gjithashtu, Samsung prezantoi për herë të parë edhe “The Wall”, një ekran revolucionar Micro LED i projektuar për sipërmarrjet dhe ambientet jashtë shtëpie. I pajisur me teknologji vetë-emetuese të ekranit dhe një dizajn modular, “The Wall” mund të personalizohet tërësish duke bërë të mundur që përdoruesit të mund të zgjedhin pa hezituar mënyrën se si të integrojnë ekranin e televizorit në hapësirat e tyre.
Gjithashtu, Samsung prezantoi një model të ri 49” të linjës “The Frame” me elementin shtesë “Easy Discovery”, ku çdo përdorues mund të aksesojë shumë lehtë veprat e artit e kuruara në mënyrë të posaçme, duke i shfaqur ato në ekran pa qenë aspak nevoja të kërkojë në qindra opsione.
Pajisje shtëpiake plot me ide
Me frigoriferin “Family Hub”, përdoruesit mund të shijojnë përvojën e një jete plot ndërlidhje për ta kthyer jetën në kuzhinë më të lehtë dhe gjithëpërfshirëse. Me një panel kontrolli të madh me prekje, frigoriferi “Family Hub” mund të kontrollojë lehtësisht të gjitha pajisjet e lidhura, duke përfshirë edhe ato sekondare. Me elementet Bixby dhe ID e Zërit, përdoruesit mund të marrin në kohë reale të gjithë informacionin individual dhe të personalizuar që u nevojitet, ndërkohë që Planifikuesi i Vakteve i “Family Hub” është një shpëtim për klientët tanë që duan të planifikojnë vaktet e tyre, duke marrë rekomandime për receta të ndryshme që u përshtaten më së miri.
Dual Cook Flex ka rritur ndjeshëm efiçencën e gatimit duke plotësuar kërkesat dhe preferencat e shumëllojshme të dietës tuaj. Duke përfituar nga hapja fleksibël e derës dhe me funksionin e gatimit të dyfishtë, çdo nevojë e anëtarëve të familjes suaj mund të plotësohet në mënyrë shumë efikase.
Lavatriçja revolucionare “Quick Drive” ka transformuar në mënyrë të jashtëzakonshme jetën e shumë personave. Lavatriçja “Quick Drive” mund të kryejë procese të larjes së rrobave për gjysmën e kohës dhe pa kompromentuar cilësinë e larjes, dhe kështu klientët tanë kanë më shumë kohë të lirë.
Përvoja e aparateve celularë drejt gjeneratës së re
Samsung prezantoi në IFA smartfonin e ri më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë, Galaxy Note9. I prezantuar për herë të parë për publikun në fillim të këtij muaji në New York, telefoni Galaxy Note9 me 1TB është projektuar për të gjithë ju që jeni në kërkim të më të mirës, me performancë të baterisë që zgjat natë e ditë dhe një kamera inteligjente që ndihmon përdoruesit të memorizojnë në çdo kohë fotografi të përkryera.
Ndër risitë e prezantuara në IFA është edhe Galaxy Watch, e cila është një mishelë e orës tradicionale dhe teknologjisë inteligjente.