INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samsung rihap luftën e reklamave me Apple. Kjo e fundit do ju lërë pa fjalë [Video]

Samsung rihap luftën e reklamave me Apple. Kjo e fundit do ju lërë pa fjalë [Video]

Publikuar më: 16:06 19-07-2018

Reklamat që Samsung ka bërë kohët e fundit kanë qenë mjaft thumbuese ndaj rivalëve të vet. Me rivalë padyshim që nënkuptohet Apple.

Reklama për të cilën po flasim vë në lojë Apple për faktin që modemi i iPhone X është 2 herë më i avashtë se ai i Galaxy S9. Epo kjo është e vërtetë por reklama nuk sqaron dy gjëra mjaft me rëndësi.

Fillimisht iPhone X dhe iPhone 8 kanë të njëjtin modem prandaj të dy janë njësoj të shpejtë ndryshe nga sa thuhet në reklamë. E dyta është që edhe pse Galaxy S9 mund të arrisë shpejtësi prej 1.2 GBPS dhe iPhone 600mbps, sërish infrastruktura e sotme e bën të pamundur përdorimin në maksimum të potencialit.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Samsung mesa duket jeton në një botë ëndrrash, pasi në botën e vërtetë maksimumi i shpejtësisë së ofruar 4G nga kompanitë telefonike është 300mbps, 2 herë më pak nga sa arrin iPhone.

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 19 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037