Samsung pritet të lansojë Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge në MËC këtë muaj ndërsa tani thuhet se kompania jugkoreane do ta zbulojë edhe tabletin e saj të ri Samsung Galaxy Tab S3.
Samsung Galaxy Tab S3 i koduar si SM-T819 është shfaqur në një faqe krahasimesh, dhe në të shihen shumica e karakteristikave të këtij tableti.
Tableti do të vijë me madhësinë e ekranit prej 9,6 inç në 2048 x 1536 piksel, bashkë edhe me procesorin octa core Qualcomm Snapdragon.
Karakteristikat e tjera të këtij tableti përfshijnë edhe 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme, si dhe versionin e fundit të sistemit operativ të Google, Android 6.0.1 Marshmallow.