INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Samsung sjell telefonin që mund të përthyhet… realitet në 2017

Publikuar më: 08:44 09-06-2016

Samsung ka luajtur me idenë e telefonave të përthyeshëm që vitin 2008, kur shfaqi një prototip të pajisje që mbështet një ekran të përthyeshëm OLED në ekspozitën e Society for Information Display (SID).

Tani, sipas një raportimi nga Bloomberg, Samsung mund të jetë vërtet gati për të lëshuar jo një, por dy telefona inteligjent të përthyeshëm, në fillim të vitit 2017.

Raportimi, i cili citon të gjithë “njerëzit e njohur me këtë çështje,” thotë që të dyja pajisjet do të mbështesin ekran OLED. Detajet janë disi jo të plota, por nga ajo çka është grumbulluar, një pajisje do të jetë një kombinim telefon/tabletë, ekrani 5-inç i të cilit mund të shpaloset në ekran 8-inç.

Tjetri do të jetë një telefon i cili paloset në gjysmë (pra në thelb do të keni një telefon me ekran në të dyja anët.)

Samsung sigurisht që ka teknologjinë për ta bërë këtë. Në vitin 2014, kompania lëshoi një video të një telefoni koncept që paloset në tabletë.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215