INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samsung zbulon cilat ishin problemet e Note7

Samsung zbulon cilat ishin problemet e Note7

Publikuar më: 10:58 23-01-2017

Seul, 23 Janar 2017 - Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Seul, Kore, pas disa muajsh hetime, Samsung Electronics bëri të ditur sot shkakun e incidenteve me Note 7 dhe masat për të ndaluar ripërsëritjen.

DJ Koh, President i Mobile Communications Business, i Samsung Electronics, ndau me mediat rezultate të detajuara të investigimit dhe kërkoi falje të sinqertë dhe mirëkuptim ndaj konsumatorëve të Galaxy Note 7, operatorëve telefonikë, partnerëve të shitjeve dhe të shpërndarjes dhe partnerëve të biznesit për durimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Mesaduket ka qënë një qark i shkurtër i cili ndodhte në ndarjen midis elektrodave positive dhe negative, ai që ka shkaktuar problemet e Note 7.

Infographic-Galaxy-Note7-What-we-discovered.jpg


Bazuar në atë çfarë kompania mësoi nga hetimi, Samsung ka zbatuar një gamë të gjerë të proceseve të brendshme të cilësisë dhe sigurisë për të rritur më tej sigurinë e produktit, duke përfshirë protokollet shtesë të tilla si masat disashtresore të sigurisë dhe 8-Pikat e Kontrollit të Sigurisë së Baterisë.

"Për muaj me radhë, ne së bashku me organizatat eksperte të pavarura të industrisë, realizuam investigimin e plotë për të gjetur shkakun e incidenteve të Galaxy Note 7."tha Koh, "Sot, më shumë se kurrë, ne jemi të vendosur për të fituar besimin e klientëve tanë përmes inovacionit që përcakton se çfarë është e mundur në siguri dhe si një rrugëdalje për mundësitë e pafundme dhe eksperiencat e reja të jashtëzakonshme."

- Këtë të enjte, në orën 17:00 zbulojmë më shumë në Geek Room - 

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111