INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Samsungu ngacmon Apple-in në reklamën e re

Publikuar më: 10:38 27-01-2016

Samsungu ka vazhduar ngacmimin e Apple-it edhe në reklamën e re.

Kompania koreane ka “thumbuar” rivalin e madh në shërbimin për pagesa përmes telefonit të quajtur “Apple Pay”.

Në një reklamë të fundit Samsungu promovon “Samsung Payn”, duke “thumbuar” Apple-in për mbulueshmërinë më të dobët të sistemit të pagesave përmes telefonave.

Teksa Apple përdor teknologjinë e komunikimit nga afër pa kabllo NFC, Samsungu përdor të njëjtë ose edhe teknologjinë e sigurisë magnetike.

Kjo teknologji mundëson që më shumë shitës të kenë mundësi të kryejnë pagesa përmes “Samsung Pay”, duke përfshirë edhe ‘arkat më të vjetra’.

Edhe Samsung Galaxy S7 edhe iPhone 7 pritet të lansohen muajve të ardhshëm, duke zgjeruar “luftën” Apple – Samsung.

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126