INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
San Siro pret sonte “Derby della Madonnina”, ja formacionet e mundshme të Milan dhe Inter

San Siro pret sonte “Derby della Madonnina”, ja formacionet e mundshme të Milan dhe Inter

Publikuar më: 15:53 20-11-2016

Sonte është një ditë e madhe për tifozët e futbollit Italian, ku e gjithë vemendja do të jetë në stadiumin mitik “San Siro”. Dy ekipet legjendare të qytetit të Milanos, Milan dhe Inter do të përballen në të ashtuquajturën “Derby Della Madonnina”. Një ndeshje shumë e rëndësishmë, e cila ka qenë një nga sfidat më tërheqëse të futbollit në botë dhe që çdo vit ka dhuruar surpriza të ndryshme.

Përveç derbit dhe rivalitetit në mes të dy skuadrave nga i njëjti qytet, kjo ndeshje ka rëndësi edhe për ecurinë e tyre në Serie A, pasi Milan dëshiron të vijojë me rezultatet positive, ndërsa Inter në anën tjetër dëshiron të nis mirë aventurën me trajnerin e ri Stefano Pioli.

Një qytet i ndarë në 2 grupe tifozerish, ku janë shitur më shumë se 80 mijë bileta, dhe janë arkëtuar më shumë se 3.7 milionë euro. Milan ka 8 pikë më shumë se Inter pas 12 javësh kampionat. Ky është derbi numër 165, Interi kryeson me 61-51, ndërsa 52 sfida kanë përfunduar në barazim.

Interi është në avantazh edhe për sa i përket golave të realizuara në derbi: 292 ndaj 290 të milanistëve.Ndërkohë që golashënuesi më i mirë në këtë derby është sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko me plot 14 gola.

Ja formacionet me të cilët pritet të zbresin në fushë dy ekipet.

Milan: Donnarumma; Abate, Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Kucka, Locatelli, Bonaventura: Suso, Baça, Niang

Inter: Handanovic, D’Ambrosio, Medel, Miranda, Ansaldi, Kondogbia, Brozovic, Joao Mario, Candreva, Pericis, Icardi

Article Logic
Execution time: 0.0023500919342041