INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
San Valentini “sjell” në Tiranë  Sekretarin e Shtetit John Kerry!

San Valentini “sjell” në Tiranë Sekretarin e Shtetit John Kerry!

Publikuar më: 10:59 05-02-2016

Sekretari i Shtetit John Kerry do të zhvillojë më 14 Shkurt një vizitë në Tiranë. Lajmi është bërë publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit.  Ndërkohë Kryeministri Edi Rama e përshëndeti me anë të një postimi në facebook ,vizitën e John Kerry në Shqipërinë, e cila përkon me ditën e të dashuruarve. Mos vallë kjo datë është zgjedhur qëllimisht nga Sekretari i Shtetit Kerry për të treguar “dashurinë amerikane” për popullin shqiptar.

Por Rama e sheh në këtë mënyrë vizitën e Sekretarit të Shetit në vendin tonë:

“U zyrtarizua vizita e Sekretarit të Shtetit John Kerry në Tiranë: 14 shkurt; vizitë shumë e rëndësishme në një kohë sfidash të përbashkëta!”.

Ndalesa e Sekretarit Kerry në Shqipëri është në vazhdën e një udhëtimi 5-ditor, që ai do ta nisë me ndalesën në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë.

Më tej në Tiranë, Sekretari Kerry do të takohet me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare, për të diskutuar mbi integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin e ngushtë dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648