Sanchez u zvëndësua për të 4-tën herë dhe mori brohorima ironie nga fansat kur numrat e tij dolën.
Ai ishte paraprikisht i nervozuar, sepse nuk po luante në pozicionin e tij natyral, në krahun e djathtë, ndërkohë që Marcus Rashford po luante në vendin e tij.
Sanchez është përplasur shpesh me Mourinho-n mbi rolin e tij në skuadër.
Një burim i afërt me lojtarin thotë se: “Ai është totalisht i mërzitur me trajnerin Mourinho. Ai e di që nuk largohet dot tani, por është në kontakte me agjentin e tij për të gjetur një zgjidhje për situatën.”
Mesa duket lojtari që tani paguhet 500 mijë paund në javë, do përpiqet të gjejë një skuadër tjetër në sezonin e ardhshëm.