INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sandër Lleshaj betohet te Meta, nis zyrtarisht detyrën si ministër i Brendshëm

Sandër Lleshaj betohet te Meta, nis zyrtarisht detyrën si ministër i Brendshëm

Publikuar më: 20:12 23-11-2018

Sandër Lleshaj, u betua sot para presidentit të Republikës Ilir meta, si Ministri i Ri i Brendshëm, duke pasuar në këtë post Fatmir Xhafajn.

Në një ceremoni të organizuar në presidencë, Lleshaj u betua para presidentit për postin e ri, post të cilin e mori pasi ju dërgua emri për herë të dytë nga kryeministri Rama. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe deputetë të mazhorancës.

Të shtunën e kaluar, Meta dekretoi lirimin e Lleshajt si ushtarak dhe brenda ditës, hodhi firmën edhe mbi dekretimin për emërimin. Një ditë më parë, Kuvendi votoi me 77 vota dekretin e presidentit Ilir Meta për emërimin e Sandër Lleshajt ministër të Brendshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877