INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sandër Lleshi pranë policëve të dëmtuar. Thirrje PD dhe protestuesve

Sandër Lleshi pranë policëve të dëmtuar. Thirrje PD dhe protestuesve

Publikuar më: 12:20 22-11-2018

Disa efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të lënduar në protestën e zhvilluar përballë parlamentit nga banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Re. Menjëherë drejt Spitalit Ushtarak është nisur ZV, Ministri Sandër Lleshaj, për tu njohur nga afër me situatë. Lleshaj nuk ka vizituar vetëm efektivët e policisë por dhe qytetarët që kanë mbetur të lënduar në këtë përplasja. E në përfundim kreu i Ministrisë së Brendshme kishte një mesazh të drejtpërdrejtë jo vetëm për qytetarët por edhe opozitën, e cila sipas tij po kërkon të fitojë kapital politik me këtë ngjarje.

Sandër Lleshaj:
“Është e papranueshme të goditet policia e shtetit në krye të detyre. Policia është në krye të detyrës për të mbrojtur qytetarët dhe për të mbrojtur rendin kushtetues dhe sigurinë në vend. Policia është goditur dhe nga përfaqësues politik të cilët inspirojnë dhunë ndaj efektiveve të policisë. Policët janë me dëmtime të rënda. Ata po paguajnë një çmim krejtësisht të pamerituar. Qytetarët të kuptojnë se policia është policia e tyre. Thirrje përfaqësuesve politik të cilët duan të fitojnë kapital politik në këtë proteste, që të distancohen nga dhuna dhe aktet e papërgjegjshme. Takova dhe një qytetar sepse ai është qytetar i vendit tim. As policët nuk i takova të gjithë, pasi njëri prej tyre për shembull ishte në sallën e operacionit”.

Article Logic
Execution time: 0.0022518634796143