Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, është zotuar të “thyejë” sanksionet e ashpra të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, të cilat janë përforcuar sërish këtë të hënë dhe prekin pjesët kryesore të ekonomisë së vendit.
Administrata Trump po rivendos të gjitha sanksionet që u hoqën nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Iranit.
Me sanksionet amerikane goditen eksportet e naftës, anijet dhe bankat, duke ia bërë Iranit të vështirë bërjen e biznesit ndërkombëtar, teksa kombi do ta ketë thuajse të pamundur të shesë edhe naftën që prodhon me tonelata.
Por Rouhani i është përgjigjur sërish SHBA-ve me një ton sfidues, duke thënë se Irani do të “vazhdojë të shesë naftë”.