INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sanremo 2018 pezullon nga gara Ermal Metën e Fabrizio Moro

Sanremo 2018 pezullon nga gara Ermal Metën e Fabrizio Moro

Publikuar më: 19:05 07-02-2018

Tashmë fati i këngës së shqiptarit Ermal Meta në bashkëpunim me Fabrizio Moro merr drejtim.

Dy këngëtarët pezullohen nga gara e Sanremo 2018, ku një ditë më parë performuan në skenën e Arizona.

Kënga ‘ Non mi avete fatto niente’ u akuzua për plagjiaturë.

Drejtori artistik Claudio Baglioni ka vendosur të pezullojë këngën e tyre ndërsa pritet të verifikohet edhe më shumë mbi çështjen.

Në vendin e tyre në gare do të performojë Renzo Rubino.

Gjatë të gjithë ditës së sotme të shumta kanë qënë reagimet nëse kënga ishte plagjiaturë apo jo edhe pse kënga u pëlqye nga publiku.

Pas performancës së djeshme të Ermalit dhe Fabrizios nisën diskutimet online se refreni është i njëjtë në tekst e melodi nga kënga “Silenzio” e Ambra Calvani dhe Gabriele De Pascali. Dhe të dyja këngët në fakt kanë të njëjtin autor.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377