Nuk ka kaluar pa u vënë re as ky edicion i 66-të i Festivalit të Sanremos.
Përpos përfshirjes së Bleonës në javëne aktiviteve dedikuar atij, një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen ka qenë pjesëmarja e kantautorit shqiptar Ermal Meta. Artisti me origjinë nga Fieri i cili e nisi karrierën e tij në Itali me grupin La Fame di Kamila, është prezantuar mbrëmjen e djeshme në kategorinë e të rinjve me këngën "Odio Le Favole" (I Urrej Përrallat) dhe ka fituar, duke kaluar kështu në fazën finale të konkurrimit. Një lajm ky i gëzueshëm për shqiptarët, duke qenë se hera e fundit që u përfaqësuam denjësisht në këtë festival ishte viti 2007 kur Elsa Lila u prezantua me këngën "Il Senso Della Vita". Nuk na mbetet veçse t'i urojmë suksese Ermalit në finale!