INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Santa Klausi mysliman dhe djali i vogël nga Londra, një histori miqësie për t'u vlerësuar![FOTO]

Santa Klausi mysliman dhe djali i vogël nga Londra, një histori miqësie për t'u vlerësuar![FOTO]

Publikuar më: 08:17 27-12-2017

Hyseini, një llogaritar mysliman që jeton në Londër ishte duke ecur në rrugë katër vjet më parë, kur dëgjoi dikë që e thëriste: “Santa? Santa?”

Ktheu kokën dhe pa një djalë të vogël dyvjeçar më të motrën e tij më të rritur. Ishte dhjetor i vitit 2013 dhe djali, Alfi, e dinte që Santa do të vinte në qytet për të shpërndarë dhurata.

Hyseini nuk ia prishi. Nxorri nga xhepi disa kartmonedha dhe ia dha.

Qysh atëhere ka lindur një miqësi. Sa herë që vjen Krishtlindja, Hyseini shkon për vizitë në shtëpinë e djalit të vogël, takohet me familjen dhe i jep dhurata Alfit të vogël.

Historinë e këtij Shën Nikolasi mysliman të Londrës tani e kanë mësuar edhe mediat, pasi fotografja Amanda Taylor-Purchase, ish-fqinje e familjes mësoi se çfarë kishte ndodhur dhe u bëri dy protagonistëve një foto e cila u bë e famshme në Facebook.

“Nuk mund ta imagjinojmë dot Krishtlindjen pa të”, thotë e ëma e Alfit, Tracy Ashford-Rose, duke treguar ditën kur Alfi kishte kujtuar se Hyseini ishte Plaku i Vitit të Ri.

oa_ejr9023.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039610862731934