INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Santa Quranta”, çfarë kërkon Prokuroria nga Kelmend Balili…

“Santa Quranta”, çfarë kërkon Prokuroria nga Kelmend Balili…

Publikuar më: 09:42 05-04-2019

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sot konfiskim të pasurive të Klement Balilit. Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës i është drejtuar përmes një kërkese Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për sekuestrimin e pasurisë së Balilit i vënë nën akuzë për një sërë veprash penale.

Prokuroria per Krime te Renda ne perfundim te hetimit te procedimi pasuror nr.5 datë 16.11.2017, i cili ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ne kuadër të procedimit penal në ngarkim te shtetasit Kelmend Balili, i cili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” ka paraqitur kërkesen për konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.

Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.

Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273