INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo fillojmë të ndjehemi europianë, na kthejnë prapë në shqiptarë folkloristë

Sapo fillojmë të ndjehemi europianë, na kthejnë prapë në shqiptarë folkloristë

Publikuar më: 14:26 23-06-2016

Nga Andi Bejtja

Mirë, mo mirë, u emocionuam, u ndjemë të barabartë, prekëm një ëndërr që e kishim kaherë që kur shikonim kampionatet europiane apo botërore dhe Shqipëria mungonte. Fundja fundit vërtetuam se shprehja që na mundon shumë në subkoshiencë "më mirë m....se sa i vogël", nuk qenka e vërtetë. Hajde dhe 1 milionë euro shpërblim hallall, mëgjithëse këto euro u dhanë se rrahëm Rumaninë që në letër kushton më pak se ne si ekip, po ju kujtoj se Hungaria që kushton shumë më pak se ne dhe Rumania u kualifikua. Kujtesë: Duartrokitjen më të madhe e morëm për tifozerinë, mos do ishte më e drejtë që me këto lekë të disbursoheshin ata tifoza që paguhen 200 USD në muaj apo dhe ata të shkretë që morën kredi dhe ndoqën kombëtaren e tyre? Hajde dhe pasaportat diplomatike, që prapë besoj se nuk i duhen lojtarëve të kombëtares. Ok dhe këto... Hajde dhe debatin midis gazetarit Andi Bushati dhe kryeministrit Rama se kush e ka dizejnuar bluzën e kombëtares e paska fituar Rama, po të kërkosh të ndërrosh emrin e golashënuesit të vetëm Sadiku me atë Rama, duke bërë me orë të tëra festime, duke hipur në autobus vetë, duke i lënë lojtarët me orë të tëra pa ngrënë e pa pirë duke dëgjuar fjalime masturbuese më shumë për veten se për ta, me shpresën idiote se do fitosh vota. Më falni, kjo nuk është thjesht sëmundje, por është kokrra e katunarisë dhe fundja fundit është kthimi mbrapsht i gjithë asaj reklame pozitive të paçmuar, të papaguar, që bëri tifozeria e varfër shqiptare, por dinjitoze në Francë... E dashur UEFA na shpëto: Shëno në tabelë që golin me Rumaninë e ka bërë Rama, jo Sadiku, se ndoshta e anullon festën paskëtaj...

Article Logic
Execution time: 0.0036861896514893