INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo ishte liruar nga burgu, kreu i opozitës ruse arrestohet sërish [VIDEO]

Sapo ishte liruar nga burgu, kreu i opozitës ruse arrestohet sërish [VIDEO]

Publikuar më: 10:28 24-09-2018

Policia ruse arrestoi kreun e opozitës Alexei Navalny të hënën, sapo ai u largua nga burgu ku qëndroi 30 ditë. "Ata hapën derën dhe e vendosën menjëherë në autobus", tha ndihmësi i tij Leonid Volkov në Twitter. Shërbimi rus i DW-së ka publikuar në twitter videon që tregon momentin kur Navalny arrestohet sërish. Akuza, sipas ndihmësit të tij, është shkelja e ligjit të protestave që rezulton në dëmtim të pronës, ose dëmtim të shëndetit të njeriut. Dënimi maksimal është 20 ditë. "Ky është një nen ekzotik i ligjit, që nuk e mbaj mend të jetë përdorur ndonjëherë," tha Volkov, i cili shërben si shef i stafit të Navanly.
Lideri i opozitës u arrestua sërish për thirrje për protesta gjatë kohës së burgut
Dënimi me burg që Navalny përfundoi të hënën ishte mbi një miting anti-qeveritar të paautorizuar të mbajtur në janar. Ndërsa nga burg, kreu i opozitës ruse u bëri thirrje mbështetësve të tij të dalin kundër reformës së papëlqyeshme të pensioneve më 9 shtator, me thirrjet që po postohen në llogaritë e tij në internet. Arrestimi i së hënës është dukshëm i lidhur me tubimin e shtatorit. Një vendim gjykate pritet më vonë gjatë ditës. Më parë, Navalny tha se kundërshtarët e tij kanë për qëllim ta mbajnë atë në burg, larg nga protesta kryesore kundër rritjes së moshës së pensionit. Lëvizja e protestës aktualisht udhëhiqet nga Partia Komuniste.

Article Logic
Execution time: 0.0039570331573486