INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo jeni ndarë? 7 Gjërat që patjetër duhet të bëni!

Sapo jeni ndarë? 7 Gjërat që patjetër duhet të bëni!

Publikuar më: 11:50 19-09-2016
Pas ndarjes, secili reagon në mënyrën e vet dhe mundohet ta kalojë pa u lënduar.
Eksperiencat e ndryshme, të njerëzve kudo në botë, do ju ndihmojnë të merrni veten, pas trishtimit që sjell ndarja.
 
1. Fikeni celularin për 24 orë
Ndoshta e ndjeni të nevojshme, ta fikni celularin për shumë orë. Qetësia që dëshironi, pas ndarjes është e nevojshme, prandaj largojeni celularin, aq sa e keni të nevojshme.
 
2. Qëndroni vetëm
Edhe pse në shumicën e këshillave që keni dëgjuar, për ndarjet thuhet se duhet të qëndroni me dikë, kjo gjë bie poshtë. Pas ndarjes, duhet të keni hapësirën tuaj të reflektimt për situatën që ndodheni.
 
3. Dëgjoni albumin tuaj të preferuar
Muzika është shërim i shpirtit, sepse ajo të bën të ndihesh mirë dhe të harrosh trishtimin. Dëgjoni këngët tuaja të preferuara dhe përpiquni të harroni ndarjen.
 
4. Konusmoni pije qetësuese
Nëse e keni edhe më të vështirë ta pranoni ndarjen, pini çaj kamomili. Ju keni një periudhë të keqe në jetën tuaj, prandaj kushtojini rëndësi shëndetit mendorë.
 
5. Ndryshoni pamjen e jashtme dhe vendet e argëtimit
Ju dëshironi të ndiheni më mirë me veten tuaj, prandaj e keni të nevojshme të ndryshoni pamjen e jashtme, për t’u ndier më tërheqës. Kaloni fundjavën në një vend ndryshe, për të njohur njerëz të rinj.
 
6. Kushtojini më shumë kohë familjes
Edhe pse mund të keni pasur keqkuptime me ta, sërish nuk ka si familja. Ajo të do pa interes dhe të këshillon si duhet.
 
7. Bëni një listë me të mirat dhe të këqijat e ndarjes
Nëse bëni një listë të tillë, kjo do ju bindë më shumë, se ky person nuk është për ju. Ndarja është zgjidhja më e mirë, prandaj mos u trishtoni dhe ecni përpara me jetën tuaj.
 
Burimi: Cosmopolitan
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0035400390625