INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo jeni ndarë nga një lidhje e gjatë? 5 Gjërat që patjetër duhet të bëni!

Sapo jeni ndarë nga një lidhje e gjatë? 5 Gjërat që patjetër duhet të bëni!

Publikuar më: 14:07 11-11-2016
Ekspertët kanë dhënë disa këshilla në lidhje me periudhën pas ndarjes.
Intv.al  sqaron se ndarja me dikë pas një kohe të gjatë së bashku ndikon shumë në gjendjen psikologjike. Për ta përballuar në mënyrën më të mirë duhet të  bëni këto gjëra:
 
1. Festoni me shoqërinë
Tani është momenti i duhur për t’i kushtuar rëndësi shqoqërisë suaj. Intv.al sqaron se duhet të argëtoheni me shoqërinë tuaj sa më shumë, pasi do ndikojë në gjendjen shpirtërore.
 
2. Hani çokollatë
Shkencërisht është provuar se çokollata ndikon shumë në ngritjen  e humorit. Konsumoni sa keni mundësi, pasi do ndiheni më mirë.
 
3. Flisni me prindërit, ose me dikë që besoni më shumë
Të shprehni gjërat  që ju mundojnë, është një ndër gjërat më të mira. Prindërit janë ata që ju duan më shumë në këtë jetë, ose dikush që i besoni shumë. Zbrazuni shpirtërisht!
 
4. Përqafoni qenin tuaj
Nëse keni një qen, të jeni me të është terapia më e mirë. Dashuria që ju jep një kafshë është shumë e madhe dhe do ju ndihmojë të ecni përpara.
 
5. Ndryshoni diçka në pamjen tuaj të jashtme
Nëse e ndjeni se duhet të ndryshoni diçka në jetën tuaj, bëjeni dhe mos u mendoni shumë. Kjo gjë do ju rriste vetbesimin, sidomos pas një ndarjeje të tillë.
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758