INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo keni marrë vesh që dikush ju ka mashtruar? Bëni këto 4 gjëra tani!

Sapo keni marrë vesh që dikush ju ka mashtruar? Bëni këto 4 gjëra tani!

Publikuar më: 13:55 20-02-2018
Nëse në jetën tuaj sapo keni pësuar një zhgënjim të madh, ka ardhur koha të ecni përpara dhe të bëni disa gjëra të rëndësishme.
Sipas ekspertëve, nuk duhet të ndiheni keq, por të ecni drejt së ardhmes. Nëse ju duket sikur gjithçka ka mbaruar, mos u bëni naivë, pasi ju e keni në dorë jetën tuaj. Sipas intv.al duhet të bëni sa më shpejt këto gjëra:
1. Bëhuni mendjehapur
Ji i hapur për të bërë një vetëvlerësim, pa justifikime, as turp, as faj. Ndershmëria kurrë nuk duhet të shoqërohet me fjalën "brutale", prandaj bëhuni të butë dhe të mirë me veten.
2. Jini transparent
Vendosni të jeni të qartë rreth asaj që doni të bëni dhe ku doni të shkoni. Shqetësoni veten më shumë me "pse" dhe jo me "si". Sa herë që  nuk  jeni të qartë me veten tuaj, ju humbisni shpresën. Mos gënjeni veten tuaj, për gjërat që doni dhe shprehuni më lirshëm, pa menduar gjatë.
3.  Bëhuni të guximshëm
Pas çdo zhgënjimi njerëzit bëhen edhe më të fortë. Kjo i ndihmon ata, të ndihen më mirë me veten e tyre dhe të kuptojnë se gjërat duhet të thuhen, jo të mbahen brenda, pasi shpërthimet mund të jeni më pas të rrezikshme.
4. Pranoni se zgjedhjet i bëni vetëm ju
Ju mund të kërkoni mendimet e të tjerëve për të bërë gjëra të ndryshme, por duhet të kuptoni se në fund vetëm juve keni rëndësi. Mos harroni se zgjedhjet e rëndësishme vendosin për jetën tuaj. Pas shiut, del gjithmonë dielli. Si shprehja e vjetër: “Pas çdo të keqeje, vjen një e mirë”. 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0032501220703125