Dy këngëtarët e njohur Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër për herë të parë. Ka qenë reperi i cili me anë të një postimi në Instagram me një foto ku duket dora e vogëlushes ka njoftuar se është bërë baba i vogëlushes që e kanë quajtur HANA.
Hana e vogël ka vetëm një ditë që ka ardhur në jetë, e megjithatë ajo ka një profil të sajin në Instagram. Dhe pikërisht edhe pse ka vetëm 1 ditë që ka lindur, Hana ka mbi 159 mijë ndjekës (në rritje). Mami Loredana ka publikuar një foto të plotë të fytyrës engjëllore të vogëlushes së sapolindur.