Menjëherë pasi Justin Bieber i propozoi për martesë të dashurës Hailey Baldwin, ish-partnerja e tij Selena Gomez kaloi në një gjendje të rëndë psikologjike. Për këtë arsye, ajo u drejtua me urgjencë në një spital psikiatrik për të marrë trajtime.
Gjatë asaj periudhe, Justin ishte shumë i shqetësuar për të dhe tani po kërkon ta kontaktojë duke e telefonuar qindra herë. Disa burime pranë Selenës tregojnë se ai ka tentuar të hyjë në hotelin ku ajo qëndronte për të folur, por nuk ia ka dalë.
Sipas mediave rozë në Amerikë, Justin vazhdon të jetë i interesuar për Selena Gomes dhe nuk po arrin të heqë dorë nga ajo.
Por kësaj radhe është Selena Gomes ajo e cila nuk po e lejon Justin që të futet sërish në jetën e saj pas gjithë këtyre vuajtjeve që ka marrë.
Gjithashtu së fundmi mësuam se dhe bashkëshortja aktuale e Justin, Hailey Baldwin, vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe ankthi e kjo e shkaktuar me siguri nga vëmendja e tepërt mediatike që çifti ka marrë muajt e fundit.
Por nuk mund të përjashtohet as fakti se interesi i Justin ndaj Selenës mund të ketë shkaktuar jo pak probleme për Hailey.