INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo mori patentën pas 100 peripecish, Lady Gaga i jep vetë makinës në Carpool Karaoke! [VIDEO]

Sapo mori patentën pas 100 peripecish, Lady Gaga i jep vetë makinës në Carpool Karaoke! [VIDEO]

Publikuar më: 14:18 27-10-2016

Çfarë mund të kuptosh nga një intervistë tërësisht spontane në makinë me Lady Gaga? Shumë!

E para është që për çudi të të gjithëve, por ndoshta jo dhe aq, që artistja gjithmonë kontroversiale di vërtet të këndojë. Nuk u habitët? Provoni këtë tjetrën: Ajo ka plot 400 objekte të Michael Jackson, përfshirë këtu xhaketën legjendare të “Thriller”, të cilat i ka blerë në ankande të ndryshme. Nëse kjo nuk quhet fanse e çmendur, nuk e dimë se çfarë tjetër mund të konsiderohet e tillë. Shihni videon e plotë të Gaga në Carpool Karaoke me James Corden për të parë se sa bukur mund të tingëllojnë këngët e këngëtares 30 vjeçare, nga goja e saj, në një makinë. Harruam vallë të përmendim që i jep vetë makinës për një pjesë të rrugës? Të mendosh që patentën e mori me shumë vështirësi, vetëm para pak muajsh.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486