INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sapo u rikthye, por Leroy Sane braktis kombëtaren e Gjermanisë

Sapo u rikthye, por Leroy Sane braktis kombëtaren e Gjermanisë

Publikuar më: 16:23 07-09-2018

Një lajm i bujshëm na vjen nga kombëtarja gjermane. Leroi Sane, lojtari i Manchester City, është larguar nga kombëtarja dhe nuk do të marrë pjesë në miqësoren e së dielës kundër Perusë.

Sane nuk u grumbullua në Botërorin e Rusisë nga Jooachim Lov, çka solli kritika të shumta në drejtim të trajnerit të kombëtares. Lojtari ofensiv e ka shpjeguar shkurt vendimin e marrë, duke deklaruar që largohet nga grumbullimi, për shkaqe personale.

Me përfaqësuesen e Gjermanisë, Sane debutoi me 13 nëntor të vitit 2015 në humbjen përballë Francës, ndeshje që mbahet mend për vendosjen e eksplozivëve në stadium, çka çoi në ndërprerjen e saj dhe evakuimin e tifozëve. Ai ka zhvilluar 13 ndeshje me kombëtaren, ndërsa ka ardhur vendimi befasues, duke braktisur grumbullimin e skuadrës kombëtare, ku mbrëmë luajti po ndaj Francës për 5 minuta.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Federata Gjermane e Futbollit, që është mjaftuar me komentin “vendim për arsye personale”.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047