Pak orë më parë dolën disa foto ekskluzive ku Mozzik dhe Loredana shiheshin në aeroportin e Baselit drejt rrugës për në Kosovë
Duket se pas akuzave për mashtrim dhe zhvatje parash reperja po hetohet në gjendje të lirë dhe mbi të nuk ka ende një vendim të formës së prerë nga gjykata për masë arresti ose burgim.
Shtypi kosovar duket se ka qenë i gjithi i përgatitur për të pritur ardhjen e çiftit më të përfolur të momentit në Kosovë, por ajo që i intereson më shumë është edhe një deklaratë prej tyre rreth të sqarimit të kësaj historie.
Siç raporton “Prive.al” çifti i njohur ka mbërritur në Prishtinë për të xhiruar një videoklip dhe gjatë një prononcimi për mediat reperi është shprehur se shumë shpejt do të flasin vetë avokatët në lidhje me arrestimin e Loredanës.