Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë flitet se ata janë bashkë dhe jo rrallë herë i kemi parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kanë dalë zëra se mes Erës dhe Julian Perrettas ka diçka më shumë se shoqëri. Këngëtarja shqiptare dhe Juliani janë pjesë e të njëjtit ‘label’ muzikor dhe lidhja e tyre profesionale është normale por ajo e afërt shoqërore ka habitur të gjithë.
Për t’u rritur akoma më shumë dyshimet ata i lënë komente romantike njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
E si të mos mjaftonin këto dyshime, një video e publikuar së fundmi i ka bërë të gjithë të mendojnë se ata janë çift.
Në postimin në fjalë, Era dhe Julian shfaqen së bashku duke kërcyer brenda së njëjtës makinë dhe në video kanë vënë mbishkrimin: “Zoti dhe Zonja Smith”. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të flasin për ta. Citimi në fjalë lidhet me filmin e famshëm të Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ku dy aktorët shfaqen si një çift agjentësh sekret të dashuruar me njëri-tjetrin.