Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Dyshja ka zbuluar sot gjininë e bebit me një video emocionuese. Të dy të veshur me të bardha, ndajnë një tortë që brenda është ngjyrë rozë.
“Të duam më shumë se veten”, ka shkruar Sara përkrah videos emocionuese.
Si ajo, edhe Bardhi shfaqen të përlotur në fund të videos dhe emocionet e tyre mund të shihen qartë.