Sara Malaj është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” më të komentuara në rrjetet sociale. Ajo tërhoqi shumë vëmendjen që kur ishte brenda në program dhe vijon po njësoj, edhe pse ka kohë që reality show ka përfunduar.
Edhe pse mori kritika të shumta kur në “Instagram” postoi disa foto ku shfaqej me rroba banje të bardha, Sara nuk di të ndalet. Duket se ajo nuk e ka aspak problem nga fjalët negative dhe vijon ashtu siç ajo ka dëshirë.
Ditën e sotme, Malaj ka ndarë me ndjekësit disa poza ku shfaqet me një palë bikini ngjyrë rozë, me të cilat duket se ka “rrezikuar” paksa.
Kjo për shkak se këto rroba banje janë disi të vogla dhe i kanë zbuluar gjoksin e pjeset intime.