Që pas lindjes së djalit, jeta e trashëgimtares së Top Channel ka ndryshuar.
Ditët e saj janë ndryshe, me një ritual të caktuar. Këtë na e vërteton vetë Sara teksa poston këtë foto në të cilën shfaqet një zakon i përditshëm në shtëpinë e saj. London Noor i vogël dhe Jobs, qeni i Ledionit, duket se kanë një problem të vogël.
“Është një luftë e përditshme se kush do të hajë i pari!”, sqaron Sara në Instagram. Dhe sigurisht pas kësaj nuk mund të mungonte edhe komenti i mashkullit tjetër në shtëpi, Ledionit. ‘Kjo është arsyeja pse unë po humbas kaq shumë në peshë’ –ka shkruar moderatori.