London Noor në hapat e gjyshit të ndjerë...
“Top Albania Radio” feston 20 vjetorin e krijimit ditën e nesërme dhe Sara Hoxha ka shkuar ditën e sotme bashkë me të birin, London në ambientet e kësaj radio për t’i prezantuar atij trashëgiminë që i ka lënë babai, i ndjeri Dritan Hoxha.
Kjo vizitë e ka bërë nostalgjike Sarën, e cila ka kujtuar të atin e ndjerë dhe tregon se si historia është përsëritur në familjen e tyre. Ajo ka postuar në Instagram një foto të London në ambientet e Top Albania Radio dhe imazhit të London i janë bashkangjitur edhe disa fjalë. “Kur ishim fëmijë, Lori dhe unë shihnim babain teksa ndiqte ëndrrën e tij në Top Albania Radio. Njëzetë vite më vonë, Londoni bën të njejtën gjë”, ka shkruar trashëgimtarja e Top Channel, duke i bërë kështu një dedikim të veçantë këtij përvjetori.