Partnerja bukuroshe e Ledri Vulës, Sara Hoxha, feston sot ditëlindjen e saj. Kjo ditë është po aq speciale si për Sarën, edhe për reperin i cili nuk vonoi ta urojë në Instagram. Ledri i bëri urimin romantik krahas fotos së ëmbël të çiftit të kapur për dore bregut të detit.
Reperi i ka dedikuar partneres së tij fjalët e këngës “Trëndafil” i zi, këngë e cila i kushtohet bukuroshes. “E rujm njoni-tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu veç na dy me ni ishull. Gëzuar ditëlindjen”- shkruan Ledri krahas fotos.