Këtë herë duket se Sara Hoxha ka preferuar të festojë një ditëlindjen pa zhurmë.
Ndërkohë që herët e tjera ditëlindja e saj kthehej në një lajm publik, këtë herë Sara është mjaftuar me një urim të ëmbël nga motra e saj Lori e cila i shkruan:
Falenderoj Zotin që në këtë ditë zgjodhi të lindje ti sepse nuk e di si do ta kaloja jetën time pa ty. Ti i bën jetët tona edhe më të mira. Të dua shumë’.
Gjithashtu, këtë ditëlindje e bën edhe më të veçantë prania e vogëlushit të saj, London Noor.