Ardit Çuni është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Por së fundi ai mori pjesë në garën e “Dance With The Stars” në Top Channel, ku tregoi ambicien dhe pasionin e tij për kërcimin. Ai arriti të shkojë deri në finale, duke u përballur me 3 vajzat: Megi Pojani, Sara Hoxha dhe Elhaida Dani. Secili prej konkurrentëve realizoi 3 perfomanca, duke marrë vlerësimet dhe kritikat e jurisë.
Mes Arditit dhe Kledi Kadiut ka pasur një përplasje, për shkak se balerini e qujti të paplotë koreograinë e realizuar prej vetë këngëtari, gjë që nuk është pritur mirë nga ky i fundit. Hatërmbetjen që ai ka pasur me balerinin dhe anëtaren tjetë të jurisë, Valbona Selimllari, e ka treguar në një postim në Instastory pas përmbylljes së spektaklit.
Ardit Çuni falenderon publikun që e votoi dhe dy anëtarët e tjerë të jurisë, Dalina Buzi dhe Armand Peza, për suportin e marrë gjatë gjithë javëve. Ndërsa për të tjerët thotë se ka zgjedhur të heshtë.