Sara Hoxha është një ndër personazhet më aktivë në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan momente nga jeta e saj private. Sara së bashku me moderatorin Ledion Liço, janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë London.
Ditën e djeshme Sara ka habitur fansat, pasi ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur, ku ka zbuluar se po pret një fëmijë tjetër.
“Një tjetër kryeqytet Europian po vjen…”- shkruan Sara, krahas fotos ku i duket barku i rrumbullakosur.
Ndërkohë që ditën e sotme, ajo ka publikuar në Instastory në foto të vogëlushit London, i cili po përgatitet që tani për bebushin e ri që do të vijë në familje.
"Duke u praktikuar", janë fjalët e Sarës në foton ku i vogli shfaqet duke shtyrë karrocën e tij.