Vetëm para pak ditësh Sara Hoxha tërhoqi vëmëndjen e të gjithëve me një foto të postuar në Instagram ku kishte pozuar para pasqyrës me një fustan i cili ia ekspozonte mjaftueshëm dekoltenë.
Menjëherë pas kësaj, vërshuan komentet nga ndjekësit e saj të cilët e kritikonin për përdorim të fotoshop-it pasi njëri gjoks i dukej më pak se tjetri. Menjëherë 20 vjeçarja iu ka kthyer përgjigje ironike fansave duke iu thënë: “ Po, kjo ekzaktësisht. Nuk kisha kohë të modifikoja gjoksin tjetër dhe mendova, pse jo një gjoks do ishte i mjaftueshëm”. Ndërkohë sot shohim që Sara e ka mbyllur faqen e saj të Instagramit. Të jetë kjo arsyeja?! Megjithatë shpresojmë që ajo të mos iu mungojë shumë gjatë fansave me postimet e reja.